Përfshihet nga zjarri prona shtetërore në Kamenicë, Kastrati thirrje qytetarëve për kujdes maksimal

Më datë 9 maj është raportuar në Policinë e Kosovës se në rrethana të panjohura në zjarr janë përfshirë 5 hektarë pyll, pronë shtetërore.
Zjarrfikësit kanë dale në vendin e ngjarjes ku edhe kanë lokalizuar zjarrin, shkruan Indeksonline.
Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati tha së veprimet e tilla janë shqetësuese dhe të dëmshme për ambientin e natyrën e mrekullueshme që Kamenica ka.
“Lus qytetarët që të kenë kujdes maksimal dhe të mos shkaktojnë zjarre nga djegia e hamulloreve e mbeturinave. Në këto temperatura thatësia është e madhe dhe zjarri mund të përhapet shpejt”, ka shkruar Kastrati.
Njoftimi i plotë:
Nga Policia e Kosovës kemi pranuar lajmin që pesë hektarë tokë shtetërore, janë kapluar nga zjarri. Ekipet e Zjarrëfikësve kanë shkuar menjëherë në vend të ngjarjes për të intervenuar në mënyrë që zjarri mos të përhapej ??.
Veprimet e tilla janë shqetësuese dhe të dëmshme për ambientin e natyrën e mrekullueshme që Kamenica ka??. Lus qytetarët që të kenë kujdes maksimal dhe të mos shkaktojnë zjarre nga djegia e hamulloreve e mbeturinave. Në këto temperatura thatësia është e madhe dhe zjarri mund të përhapet shpejt.
Ta ruajmë ambientin, të jemi të ndërgjegjshëm ndaj botës bimore e shtazore. Mos i djegni ato?❌