Rasti i fundit në Ferizaj, nga kontakti direkt me Klinikën Infektive

IKSHPK në njoftimin e fundit ka bërë të ditur se janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID19, e veç 2 janë shëruar.
Një rast pozitiv ka rezultuar edhe në Ferizaj. E kjo komunë, përmes një shkrimi të bërë në faqen zyrtare ka dhënë detaje.
Ky është postimi:
Një rast i ri i
infektuar me COVID-19 në Ferizaj
Ndonëse lakorja e virusit
COVID-19 po shënon rënie, mbeten prapë raste aktive në vend. Nga njoftimet e
fundit të IKSHPK-së njoftohet se kemi edhe një rast të ri me COVID-19 në
Ferizaj, ndonëse mostra nuk janë marr në Ferizaj, e rasti i fundit nga
informatat preliminare është i kontaktit direkt me Klinikën Infektive.
Bashkëqytetarë, qëndroni në
shtëpi! Kanë mbetur edhe pak ditë për ta mundur përfundimisht këtë virus.