75 Mall Live Search
10:33 / E Martë, 12 Maj 2020 / indeksADMonline

Në Francë botohet libri me 35 autor shqiptarë

Dje më 11 maj 2020 , doli nga shtypi verzisoni fizik dhe elektronik i përmbledhjes më tregime të dashurisë “Nus vers l’independence” , në të cilin libër janë përfshirë 35 shkrimtarë më 35 tregime të dashurisë.

Botimi i kësaj veprejeje “Nus vers l’independence” ( Lakuriq drejt pavarësisë) , është një akt historik për letërsinë shqiptare, sepse për herë të parë lexuesit francez i prezantohemi më 35 tregime të dashurisë të botuara nga Shtëpia Botuese “Le Harmattan” më renome ndërkombëtare.

Eshtë një akt historik sepse për herë të parë në letërsinë shqiptare para botës më krijime artistike dalin 35 autorë të te gjitha trevave shqiptare si nga:  Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe diaspora.

Eshtë një akt historik për faktin se libri botohët në djepin e kulturës botërore në Paris ,  nga një shtëpi  botuese e njohur   në Evropë.

Krijuesit shqiptarë janë shumë pak të njohur në në skenën ndërkombëtare të letërësisë, për shkakun se qe nga ramja e sistemit monist nuk  është investuar në  përkthimin e letërsisë shqiptare në gjuhë botërore.  

Ylli i letërsisë botërore pa asnjë dyshim është dhe do të mbetët Ismail Kadare e që njëherit është përfaqësuesi më i denjë i letërsisë sonë përmes të cilit bota e njehë Shqipërinë. Mirëpo nëse letërsia shqiptare do të mbetët vetëm më Kadarenë, lirisht mund të konstatojmë se letërsia jonë ka vdekur.

Ismail Kadare i vuri themelet për njohjën e letërsisë sonë në botë, dhe emri i tij është një ndihmesë e madhe për krijuesit e gjeneratave të reja shqiptare që të botohën jashtë , sepse këta kanë bazë të fortë të ndërtuar nga Isamil Kadare, Ali Podrimja, Gani Xhafolli, Dritero Agolli, Fatos Kongoli, Edmond Tupja e disa të tjerë.

Gjatë dy dekadave të fundit, Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë, ka bërë përpjekje sistematike për ringjalljën e letërsisë sonë në skenën internacionale, dhe brenda kësaj kohe ka arritur të botojë autorët tanë nga shtëpi botuese të njohura si:  në Francë, Greqi, Belgjikë …  Në vitin 2019 u botuan 12 poetë e poete shqiptarë në antologjinë botërore të rrjetit frankofon  dhe dy vepra tjera të dy shkrimtarëve.

AUTORËT E PËRFSHIRË NË KETË LIBËR

LES AUTEURS

  1. ADEM XHELADINI
  2. ALBERT SHALA
  3. ALMA JAKU
  4. ANILA KANANASI KARAPIDOU
  5. ALKETA GASHI–FAZLIU
  6. BERAT DAKAJ
  7. BEHARE REXHEPI
  8. BILALL MALIQI
  9. BISER MEHMETI
  10. DRITON SMAKAJ
  11. EDLIRA QEFALIJA
  12. FLORA PECI
  13. IBRAHIM BERISHA
  14. ISUF HOXHA
  15. IZET AVDYLI
  16. IBRAIM KOÇA
  17. ISTREF HAXHILLARI
  18. ASLLAN QYQALLA
  19. LEONITA FAZLIU
  20. LUAN XHULI
  21. MEVLYDE SARAÇI
  22. MIRANDA LUSHAJ
  23. HASAN SELIMI
  24. PREND BUZHALA
  25. REMZI LIMANI
  26. ROZETA KRESTE
  27. SADIK BICAJ  
  28. SHEQIR PODVORICA
  29. SHEFQET DINAJ
  30. ZYRAFETE MANAJ
  31. XHELAL ADEMI
  32. GJON GJERGJAJ
  33. SEBAHATE SOPJANI
  34. VIKTORIA SEFERI
  35. RESHAT SAHITAJ