QKUK: Rastit nga Ferizaj nuk i është marrë strisho nga stafi i Infektivës dhe s’bëhet fjalë për infektim në kuadër të kësaj klinike

Nga Klinika Infektive kanë reaguar sot lidhur me disa publikime ku thuhej se një rast nga qyteti i Ferizajt është infektuar në kuadër të kësaj klinike.
Kolegjiumi i kësaj klinike ka sqaruar se rastit në fjalë nuk i është marrë strisho nga stafi i klinikës dhe s’bëhet fjalë për infektim në kuadër të tyre, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Kolegjiumi Profesional i Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, reagon ndaj publikimeve në medie, ku raportohej se një rast nga Ferizaj është infektuar në kuadër të Klinikës Infektive.
Kolegjiumi sqaron opinionin se rastit në fjalë nuk i është marrë strisho nga stafi i klinikës dhe nuk bëhet fjalë për infektim në kuadër të kësaj klinike.
Kolegjiumi i Klinikës Infektive kërkon nga mediet që të jenë më të kujdesshme gjatë raportimeve dhe në të tilla raste të merret konfirmim edhe nga klinika