10 klube kanë aplikuar për licencim për gara evropiane, të enjten vendimi

10 klube të Kosovës, përfshirë edhe ato të femrave, kanë aplikuar për licencim në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Licencimi që do t’ju jepet klubeve që i kanë plotësuar kriteret, atëherë do të kenë të drejtë të marrin pjesë në garat ndërkombëtare për edicionin e ardhshëm 2020/2021.
“Janë gjithsej 10 klube që kanë aplikuar, ndërsa vendimin se kush i ka plotësuar kriteret, do ta japim të enjten”, ka thënë zyrtari i FFK-së, për licencimin e klubeve, Bajram Shala për Gazetën Olle.
Ai nuk ka dashur të japë detaje tjera se si ka shkuar procesi i licencimit dhe se a do të licencohen të gjitha.
Mësohet se aplikacionin për licencim në FFK e kanë dërguar: Prishtina, Drita, Feronikeli, Gjilani, Balkani, Trepça ’89, Llapi, Drenica, Flamurtari dhe KFF Mitrovica.
Këtë vit ende nuk dihet se si do të dalin skuadrat në Evropë, për shkak se ende nuk është marrë ndonë vendim nëse do të vazhdojë kampionati shkaku i pandemisë Covid 19.
Gjasat janë që të anulohet dhe në Evropë të dalin skuadrat me koeficientin më të mirë. Nëse ndodh kjo, atëherë Prishtina, Drita dhe Feronikeli, kanë koeficientin më të mirë.