75 Mall Live Search
21:45 / E Martë, 12 Maj 2020 / indeksADMonline

Tahiri: +3 raste të reja me Covid-19, dy punëtorë të personelit shëndetësor

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se sonte kanë rezultuar 3 raste pozitiv me koronavirus.

Sipas tij dy të inferkuar me koronavirus janë punëtorë të personelit shëndetësor dhe rasti i tretë është rast kontakti, shkruan IndeksOnline.

Xhaferi tha se do të vazhdohet me gjurmimin dhe testimin e kontakteve dhe se situata është nën kontrollë.

Njoftimi:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë

Sot janë bërë 40 testime nga kontaktet e rasteve të Studimes ku kane rezultuar 3 raste pozitive me Covid 19. Fatkeqesisht kemi një punëtor shëndetësor të Kujdesit Paresor dhe 1 punëtor shëndetësor të Spitalit “Sheikh Zayed” të qytetit. Rasti i trete eshte rast kontakti po ashtu.

Po vazhdohet me gjurmim dhe testim të kontakteve, situata është nën kontrollë dhe nuk ka vend për panik.

Do të dalim faqebardhë e fitues bashkë edhe kësaj radhe.

Ju lutem rrini ne shtëpi, mbajeni distancën dhe mos vizitoni institucionet komunale dhe ato shëndetësore pa pasur urgjencë mjekësore.

Ne duhet të përshtatim sjelljen dhe kulturën e sjelljes me virusin, duke mbajtur distancën dhe duke mbajtur maska.

I juaji

Xhafer Tahiri