Gjesti më i mirë i ditës, kryetari dhe tifozeria e klubit i urojnë ditëlindjen Kobë-s, tifozit të veçantë kosovar

Tifozeria e Suharekës ka përgatitur befasinë më të bukur të ditës. “Xhebrailat” i kanë bërë një surprizë të këndshme tifozit të veçantë të tyre, Bujar Gallopenit i njohur si Koba.

Tifozi me sindom Down gëzon respekt të madh në Suharekë dhe për këtë ditëlindja e 40-të e tij ka qenë tejet e veçantë.

Merita të mëdha në këtë surprizë ka kryetari i komunës, Bali Muharremaj i cili i ka bërë pritje zyrtare në zyrën e tij Kobës, duke i servuar edhe një tortë. /Indeksonline/
