75 Mall Live Search
17:44 / E Mërkurë, 13 Maj 2020 / indeksADMonline

“Keeping up with The Kardashians” tashmë edhe në Netflix

Një nga reality show-t më të mëdhenj në Amerikë, “Keeping Up with The Kardashians”, vijon të thyejë rekorde shikueshmërie kjo për vetë faktin edhe të personazheve që ndërveprojnë aty.

Tanimë motrat Kardashian-Jenner do t’i shkojmë edhe në një platformë tjetër.

Seriali do të transmetohet edhe në Netflix duke nisur nga 1 Qershori. Ky lajm është konfirmuar nga faqja zyrtare e Netflix në Twitter, ku zbulohet se do të transmetohen dy sezonet e para, kur motrat nuk ishin aq të famshme sa sot.

“Keeping up with The Kardashians” ka zhvilluar tashmë 18 sezone. Sezoni i parë nisi transmetimin në vitin 2007, kur Kim Kardashian ende nuk ishte bashkëshortja e Kanye West.