Kurti komenton protestën e djeshme në Prishtinë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në vend.
Kurti komentoi edhe protestën e djeshme në sheshet e kryeqytetit, ku tha se nuk inkurajojnë krijimin e tubimeve.
“Nuk inkurajojmë krijimin e tubimeve, ne inkurajojmë që të respektohen të gjitha masat e ministrisë së Shëndetësisë dhe udhëzimet e ekspertëve shëndetësore, e kuptojmë nevojën e qytetarëve për të protestuar e pranojmë si të drejtë esenciale njerëzore për të protestuar dhe në këtë aspekt është e jona që vazhdimisht të bëjmë thirrje që qytetarët të jenë aktiv, por duke i respektuar patjetër këto masa të distancës fizike, të higjienës personale dhe të orarit prej 180 minuta në ditë që i alokohet secilit qytetarë të Republikës”, tha Kurti, shkruan Indeksonline.
Kurti poashtu tha se aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese do ta presin me punë të shumta e posaçërisht sa i përket luftimit të koronavriusit, meqë sipas tij menaxhimi i deritanishëm ka qenë shembullor.
“U bëj thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të ruajnë kulturën e përgjegjësisë dhe disiplinës, ndërkaq zyrtarëve të ndryshëm shtetërore u bëj thirrje që kurrsesi të mos e shpallin fitoren sepse s’ka vend për triumfalizëm sepse s’mund të humbin këtë lojë tashmë gati të fituar, në 10 minutat e fundit të ndeshjes. Kushdo që shpallë fitore para kohe, i ndihmon këtij armiku të padukshëm, koronavrirusit për të cilin s’ka antiviral, as vaksinë”.shtoi Kurti./Indeksonline/