Deputetet Ismaili dhe Musliu-Shoshi vizitojnë shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë, ja mesazhi i tyre

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi si dhe Besa Ismaili kanë vizituar sot Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.
Pas kësaj u tha se situata pandemike ka afektuar në mënyra të ndryshme shtresa të ndryshme të shoqërisë, e ndër ta më së shumti të moshuarit të cilët kanë pasur nevojë për kujdes më të shtuar, transmeton Indeksonline.
Deputetet u shprehën të përkushtuara që të jenë sa më afër nevojave të qytetarëve në përgjithësi, dhe nevojave të shtresave më të ndjeshme në veçanti.
Postimi i plotë:
Në vazhdën e vizitave në institucione dhe qendra me qëllim të njohtimit me shërbimet ndaj qytetarëve në kohën e pandemisë, sot me deputeten Ariana Musliu Shoshi ndaluam në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.
Situata pandemike ka afektuar në mënyra të ndryshme shtresa të ndryshme të shoqërisë. Ndër ta më së shumti të moshuarit në mesin tonë të cilët në këtë kohë kanë pasur nevojë për kujdes më të shtuar.
Në takimin informues me drejtoreshën Raze Aliçkaj u njohtuam për gjendjen e mirë shëndetsore të popullatës në këtë institucion gjë që na gëzoi shumë!
Përkushtimi i punëtorëve në marrjen e hershme të masave parandaluese dhe administrimi i mirë brenda institucional janë faktorë determinues për një gjendje të mirë në këtë institucion.
Mbetemi të përkushtuara që të jemi sa më afër nevojave të qytetarëve në përgjithësi, dhe nevojave të shtresave më të ndjeshme në veçanti.