Drejtoria e Inspeksionit-kompanive të ndërtimit: Nuk do t’iu kursejmë, do të gjobiteni nëse s’i pastroni rrugët

Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë ka njoftuar kompanitë e ndërtimit të cilat nuk pastrojnë mjedisin pas punimeve, do të gjobiten.
Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri përmes një statusi në Facebook tha se makineritë duhet të pastrohen para se të nxirren nga vendpunishtja, transmeton Indeksonline.
Tahiri shtoi se në të kundërtën nuk do të kursehen dhe do të marrin gjoba.
Postimi i plotë:
Kompanive të ndërtimit: Kujdesuni për mjedisin! Pastroni makineritë para se t’i nxirrni nga vendpunishtja.
Në të kundërtën, nuk do t’iu kursejmë – edhe e merrni gjobën, edhe e pastroni rrugën.