75 Mall Live Search
21:10 / E Enjte, 14 Maj 2020 / indeksADMonline

Reagon Ballkani si lider në Superligë: Kjo nuk është korrekte

Skuadra suharekase, Ballkani ka reaguar ndaj veprimeve të disa skuadrave të cilat kanë filluar të stërviten. Në reagimin e Ballkanit thuhet se kjo nuk është korrekte sepse fati i kampionatit nuk dihet ende dhe se nuk duhet shkelur rregullat.

”Klubi i Ballkanit është tejet i shqetësuar me veprimet e disa klubeve të Superligës, të cilat kanë filluar grumbullimet dhe kanë stërvitur me të gjithë futbollistët, ani pse aktivitetet sportive janë pezulluar që nga 13 marsi !

Fati i kampionatit tonë ende nuk dihet, ende nuk është caktuar data për stërvitje në grupe, ashtu siç nuk është caktuar as data rifillimit të kampionatit.

Kërkojmë nga FFK dhe organet tjera përgjegjëse t’i ndalojë këto veprime të klubeve, të cilat kanë thyer të gjitha rregullat e institucioneve vendore dhe të Organizatës Botërore Shëndetësisë,

Kjo nuk është as korrekte ndaj klubeve tjera po ashtu edhe ndaj klubit tonë, që ka respektuar çdo vendim të FFK-së.                                               

Ne rast se merret vendim per fillimin e kampionatit apelojm dhe tek organet shteterore dhe FFK-n që të kemi kohë te minimum 3 ose 4  javë për përgaditje në mënyrë që  ta mbrojme shëndetin e futbollistëve dhe deri diku te pregaditemi si rivalet tanë te cilët paskan punuar gjat gjith kohës .

Poashtu theksojmë se tani  testet per Covid-19 jan të domosdoshme duke parë qe disa klube i kan shkel rregullat në menyrë drastike” thuhet në reagimin e Ballkanit./Indeksonline/