75 Mall Live Search
22:02 / E Enjte, 14 Maj 2020 / indeksADMonline

Pas 64 ditësh në karantinë, kjo është gjendja e Bebe Rexhës

Bebe Rexha është munduar që në maksimum t’i respektoj masat e ndërmarra nga shtetit i Amerikës për parandalimin e pandemisë Covid-19

Këngëtarja shqiptarë tashmë ka bërë 64 ditë që kur po qëndron e karantinuar, por që vazhdon të jetë në formë të mirë.

Të paktën kjo është vënë re në një prej postimeve që ajo ka bërë së fundi në llogarinë e Instagramit.

“Dita 64 e Karantinës. Rrënjët e mia po rriten dhe duket sikur flokët e zeza po përpiqen të bëjnë një rikthim”, ka shkruar Bebe në mbishkrim.

Kujtojmë që artistja këtë kohë e ka shfrytëzuar edhe për të punuar në projekte të reja./Indeksonline/