75 Mall Live Search
11:38 / E Premte, 15 Maj 2020 / indeksADMonline

Thaçi kërkon që Kurti, Sveçla e Vitia të japin përegjegjësi për vetvrasjen e studentit nga Gjilani

Presidenti Thaçi ka kërkuar që të zbardhet sa më shpejt rasti i vdekjes së studentit nga Gjilani në Konviktet në Prishtinë.

Në konferencëën për media, Thaçi ka thënë se Kurti, Vitia e Sveçla duhet të japin përgjegjësi për humbjen e jetës të studentit që sapo ishte kthyer nga Gjermania.

“Grupi i Kurtit, Vitisë e Sveçlës duhet të sqarojnë çështjen e rrezikut të jetës së Pacollit. Poashtu, duhet të japin përgjegjësi ligjore për shtytjen në vetëvrasje të studentit në Prishtinë. Në këtë drejtim ata duhet të përgjigjen sa më shpejtë”, ka thënë Thaçi./Indeksonline/