Pluhuri i Saharës mbi veturat e Kosovës

Pluhuri saharian raportohet se do të mbetet mbi rajon edhe ditëve të ardhshme, megjithëse jo me këto përqendrime të larta.
Në një foto të realizuar nga “Indeksonline”, shihet pluhuri mbi veturat në Kosovë.

Ndryshe, parashikimeve të fundit tregojnë se nga mesi i javës së ardhshme pritet ndryshim i situatës sinoptike, me rënie të ndjeshme të temperaturave e mundësi edhe për reshje shiu.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme me depërtimin e të nxehtit afrikan, mbi vend depërtuan edhe koncentrime të larta të pluhurit saharian, gjë që ndikoi edhe në rritje të grimcave PM 2.5 dhe PM10 në stacionet e monitorimit të ajrit të IHMK-së.