75 Mall Live Search
17:42 / E Shtunë, 16 Maj 2020 / indeksADMonline

Tayna po përgatit këngën e re me videoklip?

Ndryshimi i flokëve është bërë një gjë e zakonshme për reperen kosovare Tayna, por këtë herë arsyja është projekti i ri.

Pas flokëve të shkurta, tashmë ajo ka njoftuar se i ka bërë të gjata e me ngjyrë vjollce të lehtë.

Menaxheri i saj, Rinor Hykolli para disa dite e ka konfirmuar lajmin për Indeksonline se Tayna ka shkuar në Cyrih për xhirim të videoklipit.

Ajo i njoftoi fansat se i dëshiron flokët e gjata me ngjyra, përmes një videoje të postuar në Instastory.

Kështu minuta më parë postoi edhe një tjetër, e cila qysh në fillim mblodhi komente e pëlqime të shumta.

“Shnet paq!”, ka shkruar Tayna sipër fotografisë./Indeksonline/

View this post on Instagram

Shnet paq!

A post shared by Tayna (@tayna) on