75 Mall Live Search
19:15 / E Shtunë, 16 Maj 2020 / indeksADMonline

​Maqedonia e Veriut, pandemia rrit dukshëm shitjet në internet

Pandemia e virusit korona ka bërë që njerëzit në Maqedoni të Veriut, të zëvendësojnë mënyrën tradicionale të blerjes duke blerë produkte në internet. Në periudhën e kaluar, përmes internetit më shumë janë blerë prodhime ushqimore.

Kështu që supermarketeve dhe shpërndarësve në internet porositë u janë rritur për 8 deri në 9 herë më shumë.

“Ne jemi veçanërisht të kënaqur si shoqatë që në këtë periudhë edhe të moshuarit po blejnë përmes internetit, ka pasur transaksione të personave mbi moshën 65 vjeç që blejnë në internet. Në fillim të marsit, të dhënat e brendshme treguan se disa klientë kanë blerë ushqim të konservuar”, thotë Viktor Stojkoski – Shoqata e Tregtisë.

Qytetarët që i anketuam mendojnë se është e sigurt të blihet përmes internetit.

“Jo, unë nuk përdor as telefon celular. G:Sa mendoni se është e sigurt? Është e sigurt, mirë është lëvizim përpara”

“Po paguaj, mendoj se është pagesë e sigurt. G: A do të bëjë koranavirusi që ta harrojmë pagesën me para të gatshme? Nuk mendoj se do të ndikojë, faturat do të paguhen si zakonisht”

Të gjitha bankat në Maqedoni të Veriut ofrojnë shërbime elektronike bankare për pagesën e ujit, energjisë elektrike dhe shpenzimeve të tjera. Nga sektori bankar thonë se koronavirusi ka rritur transaksionet, por ende nuk ka shifra zyrtare.

Në Maqedoni të Veriut të regjistruar janë 1,020 dyqane që shesin online. Qytetarët më parë kanë bërë 6.5 miliardë transaksione në internet, duke shpenzuar 174 milion euro për shërbime online.