75 Mall Live Search
23:35 / E Shtunë, 16 Maj 2020 / indeksADMonline

Përpos që u mblodhën paratë, në kohë rekord Ilir Behluli niset për shërim jashtë vendit

19 vjeçari Ilir Behluli nga komuna e Gjilanit u diagnostikua me Leukemi Akute.

Por për shërimin e tij duhej një shifër e madhe e parave si dhe dërgimin e tij jashtë vendit.

Por mbrëmë teologu, Elvis Naçi bëri të ditur se Fondacioni Firdeus ka arritur të sigurojë paratë për kurimin.

Por një lajm edhe më të shpresëdhënës e dha sonte Naçi, ku tregoi se në kohë rekord Iliri është nisur për kurim jashtë vendit, transmeton Indeksonline.

Ai luti të gjithë që të luten për Ilirin , në këtë muaj të madh e të shenjtë të Ramazanit.

Postimi i plotë:

Pervec lajmit te madh se ne nje kohe rekord shqiptaret mblodhen shumen e kerkuar per Ilirin, ndajme lajmin tjeter se ne kohe rekord Iliri eshte nisur per kurim jasht shtetit. Amaneti shqiptareve per vllain tone u kry. Do kisha dashur nga gjithsecili ne kete muaj te madh, te luteni per Ilirin. Zoti e paste nen kujdesin e Tij. Amin ?!