75 Mall Live Search
08:05 / E Diele, 17 Maj 2020 / indeksADMonline

Klubi nga Serie A konfirmon 2 futbollistë të tjerë me koronavirus

Skuadrat e Serie A vazhdojnë të regjistrojnë raste të reja me Covid-19.

Së fundmi është klubi i Parmës që ka konfirmuar se dy nga lojtarët e tyre janë izoluar, pasi kanë rezultuar pozitiv në koronavirus.

Komunikata nga klubi ka konfirmuar se të gjithë anëtarët e skuadrës dhe stafi rreth 60 persona u janë nënshtruar testeve.

Pjesa tjetër e skuadrës të hënën do të vijojë stërvitje në grupe, ndërsa edhe lojtarët e tjerë do tu nënshtrohen sërish testeve mjekësore.