75 Mall Live Search
12:31 / E Diele, 17 Maj 2020 / indeksADMonline

Komuna e Prishtinës jep tender mijëra euro për materiale higjienike

Kuvendi i Komunës së Prishtinës, ditë më parë ka arritur të finalizojë me kontratë një tender që ka të bëjë me furnizim, me material higjienik për institucionet arsimore.

Vlera e parashikuar e kontratës fillimisht ka qenë 50.000,00 euro, porse e njëjta është kurorëzuar për 38.126,70 euro, shkruan Indeksonline.

Tutje, në kontratën e publikuar nga prokurimi bëhet e ditur se kohëzgjatja e saj është bërë për 12 muaj.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik N.T. “El – Shpëtimi”.

Në këtë kontratë bëhet e ditur se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 59 758,70 euro./Indeksonline/