75 Mall Live Search
13:50 / E Diele, 17 Maj 2020 / indeksADMonline

Pas shembjes së ndërtesës së Teatrit në Shqipëri, Teatri i Kosovës anulon shfaqjen e planifikuar për sonte

Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se ka anuluar shfaqjen “Skënderbeu ose Dashuri dhe Liri”, që ishte planifikuar të jepet sonte online në faqet e të gjitha teatrove të Kosovës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Teatri ka njoftuar se anulimi i shfaqjes vjen pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

“Me rastin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, sot anulojmë shfaqjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës “Skenderbeu ose Dashuri dhe Liri”, që ishte planifkuar të jepet sonte online / livestream në faqet e të gjitha teatrove të Kosovës, pjesëmarrëse në kalendarin e përbashkët për muajin maj”, thuhet në njoftim.