75 Mall Live Search
13:27 / E Diele, 17 Maj 2020 / indeksADMonline

Reagon BE-ja pas shembjes së Teatrit: Kërkuam dialog, keqardhje që institucionet nuk na dëgjuan

Delegacioni i BE-së në Tiranë ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Ambasadori Luigi Soreca shpreh keqardhjen që sipas tij, institucionet kombëtare dhe vendore nuk e dëgjuan thirrjen për dialog mes palëve përpara se të merrej një vendim i pakthyeshëm, që ishte shembja e godinës.

Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore.

Që në orët e para të këtij mëngjesi, ne kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet në terren. Ne i bëjmë thirrje palëve të tregojnë kufizim dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës” shkruan Soreca.