Vdes komediani i njohur, i prin listës së kërkimeve në Google

Të premten në mbrëmje ka ndërruar jetë komediani i njohur Fred Willard.
Këtë e bëri të ditur vajza e tij Hope për TMZ e cila u shpreh: “Babai im ndërroi jetë të premtën mbrëma në moshën 86 vjecare. Ai punonte e na bënte të lumtur. Ne e donim aq shumë. E humbëm atë përgjithmonë”.
Pas vdekjes, emri i aktorit u bë ndër më të kërkuarit në platformën Google për datën 16 Maj 2020. Shkruan Indeksonline.
Vdekja e tij ndikoi që interesimi për veprën e komedianit të rritet ndjeshëm kjo vërehet qartë në grafikun e statistikave të kërkimeve në Google.
Kujtojmë që Fred ishte i martuar me Mary Willard nga viti 1968 deri në 2018, kur ajo vdiq. /IndeksOnline/
