75 Mall Live Search
21:24 / E Diele, 17 Maj 2020 / indeksADMonline

Xhafer Tahiri gëzon vushtrriasit: Sot asnjë rast i ri me COVID19

Janë konfirmuar 7 raste të reja me COVID19 e 23 persona janë shëruar në Kosovë.

E një lajm i mirë vjen nga Vushtrria. Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se sot s’ka pasur asnjë rast të ri.

Ky është postimi i tij:

Lajm i mirë për Vushtrrinë

Asnjë rast pozitiv me Covid 19 sot në qytetin tonë, kishim 5 testime. Pra është përmbyllur cikli i infektimeve të rasteve të shfaqura në Studime të Epërme. Të gjitha kontaktet e tyre tashmë janë testuar.
Nesër fillon faza e dytë e lehtësimit të masave. Ju ftoj qytetarë të dashur që me disciplinë e kujdes maksimal të mbrohemi nga ky armik i padukshëm.