26 testet e fundit në Prizren, asnjë pozitiv me COVID19

Lajme të mira ka pasur nga IKSHPK sonte.
Janë konfirmuar edhe 23 pacientë të shëruar nga COVID19, ndërsa vetëm 7 kanë rezultuar pozitiv.
E një lajm të mirë vjen edhe nga Prizreni, transmeton Indeksonline.
Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Visar Shehu ka thënë se nga 26 testet, asnjëra s’ka dalë pozitiv.
Ky është postimi i plotë i tij:
Sot, jane bere 26 teste ne komunen e Prizrenit, 20 ritestime dhe 6 gjurmime te kontakteve. Asnje rast i ri nuk ka rezultuar nderkohe qe lajm i mire, kemi te sheruar edhe 19 te infektuar.
93 te infektuar
67 te sheruar
2 kane hunbur jete
24 raste jane aktive