75 Mall Live Search
11:07 / E Hënë, 18 Maj 2020 / indeksADMonline

Numri më i ulët deri më tani, vetëm 2 raste të reja me COVID19 në Shqipëri

Të dhënat e fundit nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se në vendin tonë janë regjistruar vetëm 2 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Rastet u regjistruan në qytetin e Durrësit. Ky është numri më i ulët që nga nisja e pandemisë në vendin tonë.

Ndërkohë, deri më tani 31 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin në vendin tonë.