Rozana Radi e frustruar pas rrëzimit të Teatrit: Tirana nuk është më një qytet!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rozana Radi ka kundërshtuar ashpër rrëzimin e Teatrit Kombëtar Shqiptar, si një ndërtesë e vjetër e me përplot histori brenda saj.
Përkundër kundërshtimeve të shumta, objekti i Teatrit u rrëzua duke i hapur rrugë ndërtimit të një objekti të ri të Teatrit, i cili po projektohet nga një arkitet i njohur ndërkombëtar, shkruan Indeksonline.
Rozana ka shfrytëzuar llogarinë e saj në Instagram për të shprehur edhe njëherë frustrimin rreth kësaj çështje.

“Hej miq, Tirana nuk është më një qytet por vetëm një ‘Fjetore e madhe’. Teatri më i vjetër në këtë vend është ndërtuar vitin e kaluar, madje këtu nuk vjen as Treni!”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Instagram. /IndeksOnline/