75 Mall Live Search
15:35 / E Hënë, 18 Maj 2020 / indeksADMonline

COVID19/Nga 20 maji masa lehtësuese edhe në burgjet e Kosovës

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 20 maj 2020, do të fillojë me hapin e radhës të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj Pandemisë Covid 19. 

SHKK nga kjo datë do të  lejojë  kontaktin e avokatëve vetëm  me personat e paraburgosur.

Gjatë vizitës se tyre, avokatët janë të obliguar të kenë me vete ID kartelë valide, të mbajnë distancën sociale, si dhe të kenë të vendosura maska dhe dorëza mbrojtëse.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.