75 Mall Live Search
17:35 / E Hënë, 18 Maj 2020 / indeksADMonline

E konfirmon Remzi Ejupi, ja sa teste për futbollistët e Superligës kanë mbërritur në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës në lidhje me lejimin e fillimit të seancave stërvitore për klubet futbollistike dhe rrjedhimisht për nisjen e kampionatit futbollistik që edicioni 2019/20 të vazhdojë pas datës 2 qershor.

Mirëpo, në udhëzimet e ofruara nga Ministria e Shëndetësisë nuk specifikohet në asnjë vend kryerja e testeve mjekësore për futbollistët, për të parë nëse a janë të infektuar me ‘koronavirus’ apo jo.

Megjithatë, tashmë ka mbërritur kontigjenti i parë i testeve nga Gjermania, të cilat i kishte premtuar presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi.

Ai në një prononcim për gazetën “inFokus” ka deklaruar se tashmë rreth 1.000 teste kanë mbërritur në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër do të vijnë në ditët në vazhdim.

“Rreth 1.000 mijë teste tashmë kanë mbërritur në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër pritët të vijnë në ditët në vazhdim, pasi janë në procedura të dokumentimit”, deklaroi Ejupi.

Federata e Futbollit e Kosovës tashmë pritet të dal me vendim zyrtar të lidhje me cilat kampionate do ta vazhdojnë garën.