75 Mall Live Search
20:13 / E Hënë, 18 Maj 2020 / indeksADMonline

Rastet e reja, të gjitha nga Prishtina

Sot janë konfirmuar edhe 3 raste të reja me Covid-19.

“Sot më 18 maj 2020 janë testuar gjithsej 200 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 3 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë).

Sot më 18 maj 2020, janë shëruar 18 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 754 raste./Indeksonline/