Shkon në 754 numri i të shëruarve nga Covid-19, në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se sot janë shëruar 18 pacientë nga Covid-19.
Kështu numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 754 raste, shkruan Indeksonline.
Sot gjithashtu janë konfirmuar edhe 3 raste të reja, të cilat vijnë nga Komuna e Prishtinës.
Deri më tani pozitivë me virusin SARS-CoV-2 kanë rezultuar 988 raste.
Ndërsa ka pasur 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.