75 Mall Live Search
21:42 / E Hënë, 18 Maj 2020 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti, propozon që deputetët të “ndëshkohen” me nga 170 euro pagë

Kryetari i komunës së Prishtinës. Shpend Ahmeti ka komentuar caktimin e seancës së re të Kuvendit të Kosovës, për datën 4 qershor, duke thënë se me gjithë krizën shëndetësore e ekonomike, deputetët nuk janë takuar asnjëherë gjatë këtyre muajve të fundit, transmeton IndeksOnline.

Ai madje ka dhënë një propozim për deputetët paga e të cilëve kalon dyfishin e mesatares së pagës në Kosovë, duke thënë se do të ishte mirë që deputetët të paguhen me nga 170 euro si qytetarët e tjerë.

Ndryshe qeveria e Kosovës përmes pakos emergjente ka vendosur të ndaj nga 170 euro për të gjithë punëtorët e sektorit privatë.

Kuvendi i Kosovës paska caktuar seancë me 4 qershor. Kjo do të thotë që gjatë majit, në krizën më të madhe shëndetësore e ekonomike në 20 vitet e fundit nuk janë takuar asnjëherë. Ndoshta duhet të paguhen 170 euro si krejt të tjerët./IndeksOnline