75 Mall Live Search
10:54 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

​Policia ndalon 9 persona për shkelje të masave shëndetësore

Në 24 orëshi ne fundit Policia e Kosovës ka ndaluar 9 persona për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në Gjilan janë ndaluar 3 persona, po ashtu në Prizren 3, në Mitrovicë të Jugut 2 dhe në Prishtinë 1 person.

Kujtojmë se që nga dje ka filluar faza e dytë e lehtësimit të masave, ku qytetarët mund të lëvizin nga 2 ore në ditë, teksa janë hapur një sërë kategori e bizneseve.