Paralajmëron Ismet “baba”: Keni lyp futboll, kom me iu ngi futboll

Ismet Munishi ka thënë se nuk ka as kushte minimale që të rikthehet futbolli në Kosovë. Në një intervistë për Indeksonline, trajneri i Ballkanit ka thënë se të gjithë ata që kanë kërkuar futboll, do të i ngopë me këtë sport.
Munishi ka thënë se skuadrën e tij nuk ka gjë që e ndalë drejt titullit të kampionit, por frikën e ka tek faktori i pestë, apo tek ndikimet direkt nga jashtë.
“Kushtet për të nisur liga nuk janë as minimale. Por ishalla na ruan zoti. Me thanë të drejtën na ka marrë edhe malli për të luajtur. Nuk ia kemi frikën askujt, përveç faktorit të pestë që është më i rrezikshmi.
Shyqyr që ka ardhë koha me luajt, e ata që kanë lyp futboll, kam me i ngi futboll” ka thënë Munishi për Indeksonline.