75 Mall Live Search
15:38 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Ambasada e SHBA-së: 4 vite të gjata, zbatojeni menjëherë vendimin për tokën e Manastirit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook rreth tokës në Manastirin e Deçanit.

Ata kanë publikuar një shkrim të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett që vite më parë kishte apeluar autoritetet e Kosovës për të zbatuar vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila konfirmoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë të përdorur nga manastiri.

“Katër vjet janë shumë të gjata. Respektimi i vendimeve gjyqësore nuk është opsional. Institucionet duhet të zbatojnë vendimin për tokën e Manastirit të Deçanit menjëherë”, thuhej në reagim.

Image may contain: text that says 'Ambassador Philip S. Kosnett @USAmbKosovo Three years of failure by the Government to enforce Constitutional Court's decision on Decan/i land case is a blow equal justice. Can any citizen or any potential foreign investor rely on Kosovo courts when the Government can choose to ignore the courts' authority? Rule of Law Update Kosovo succeeds when Rule of Law is respected.'

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte vendim në maj të 2016-ës për të konfirmuar vendimin e mëparshëm të Gjykatës Supreme në 2012 për konfirmimin e të drejtave të pronësisë së manastirit.

Manastiri i “Rrethuar” i Deçanit Mbyll Dyert për Vizitorë
Deçan - Wikipedia