75 Mall Live Search
17:24 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Rrezikohet Premierliga, gjashtë futbollist dalin pozitiv me koronavirus

Sot janë bërë 748 teste të koronavirusit për të gjithë lojtarët dhe stafin e Premierligës.

Nga ta gjashtë lojtarë kanë dalë pozitiv me COVID-19 nga tri skuadra të ndryshme të ligës më të fortë angleze.

“Premier League sot mund të konfirmojë se, të dielën 17 maj dhe të hënën 18 maj, 748 lojtarë dhe stafi I klubeve u testuan për COVID-19. Nga këto, gjashtë kanë testuar pozitive nga tre klube. Lojtarët ose stafi i klubit që kanë testuar pozitiv, tani do të izolohen për një periudhë prej shtatë ditësh”, thuhet në njoftimin e Premierligës. 

Kjo e rrezikon tej mase fillimin e kampionatit dhe mund të vendoset që të mbyllet në tavolinë. /IndeksOnline/