Rashica thyen një rekord personal, meritat i ka i biri i tij që ka vetëm disa orë jetë

Pa i bërë 24 orë jetë, djali i Milot Rashicës, Tian i ka ndihmuar babait që të thyej një rekord personal të tij.
Miloti ka marrë më së shumti pëlqime ndonjëherë në një foto në profilin e tij në Instagram.
Plot 80 mijë Like ka marrë fotoja e parë e Rashicës me djalin e tij dhe gruan. Fotografia ka marrë afro 3000 komente dhe poashtu është më e komentuar ndonjëherë në profilin e tij.
Nuk ka munguar urimi edhe i skuadrës së njohur gjermane, Werder Bremen./Indeksonline/
