Haskuka pret në takim dy ministret e pandalshme të Qeverisë së Kosovës

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka pritur në takim dy ministret e Qeverisë së Kosovës, Emilia Redzepin e Vlora Dumoshin.

Në takimin e orëve të parë të ditës së sotme, Haskuka ka njoftuar dy ministret për situatën me Covid-19 në Prizren, projektet komunale, si dhe sfidat aktuale.
Ministrja Dumoshi ka premtuar se do të ketë ndihmë në projektet sportive e kulturore, ndërsa ministrja Redzepi ka konfirmuar bashkëpunimin me komunën e Prizrenit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal që ajo e drejton.