75 Mall Live Search
11:09 / E Mërkurë, 20 Maj 2020 / indeksADMonline

Burrë e gru e bëjnë për spital njëri tjetrin, në Plemetin të Obiliqit

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në fshatin Plemetin të Obiliqit një burrë dhe një grua, janë arrestuar pasi që ishin rrahur mes vete.

Ata pas rrahjes nuk kanë përfunduar pa lëndime, për çka është dashur të marrin trajtim mjekësor, raporton IndeksOnline.

Tutje policia bën të ditur se pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt.