75 Mall Live Search
12:30 / E Mërkurë, 20 Maj 2020 / indeksADMonline

Si të shpëtojmë nga djersa e sikletshme këtë verë

Vera nisi herët dhe temperaturat e paparashikueshme të majit, na gjetën paksa të papërgatitur. Vapa është shqetësimi i dytë më i madh pas koronavirusit dhe rrjedhimisht djerësa, sikleti i radhës.

Askush nuk do të duket i djerësitur apo me një këmishë të lagur, kështu që mësoni ca sekrete që do t’ju hyjnë në punë për muajt në vazhdim!

1- Pikë së pari kini kujdes me ushqimin. Mundohuni të shmangni ushqimet e procesuara, kafeinën, pikantet, alkoolin, akulloret, qepën, hurdhrën dhe duhanin.

Nga ana tjetër konsumoni sa më shumë fruta, zarzavate, vaj ulliri, kastraveca, spinaq, ushqime të pasura me kalcium, vitaminë B, ujë dhe qumësht.

2- Sigurohuni që të ushtroheni qoftë edhe për vetëm 10 minuta në ditë. Kështu do të bëni të mundur të ulni nivelet e hormonit të stresit, kortizolit. Më pak stres, më pak djersitje.

3- Gjithashtu, për të djersitur sa më pak mund t’i bëni vetes disa trajtime në kushte shtëpie.

Me uthull molle – Lyeji zonat problematike me uthull molle dhe mbajini ashtu gjatë gjithë natës. Në mëngjes shpërlaji me ujë të ftohtë dhe jeni gati për të nisur ditën.

Çaj kamomili – Pini dy ose tre gota çaj në ditë për të mbajtur nën kontroll stresin dhe ankthin, arsye këto përse po djersini.

Patate – Qërojeni pataten, prijeni në feta dhe vendoseni njërën prej tyre mbi sqetull. Lëreni disa minuta, derisa të dilni nga shtëpia.