Quni tregon çfarë ndihmoi FSK-ja gjatë pandemisë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni ka folur lidhur me ndihmesën që kanë bërë për menaxhimin e situatës me koronavirus në Kosovë.
Quni thotë se kanë qenë të përgatitur për ndihmesë gjatë pandemisë. Ai thotë se kanë qenë të angazhuar për transportimin e qytetarëve pas kërkesës së Ministrisë së Infrastrukturës.
“FSK i ka trashëguar gjatë transformimit disa kapacitete nga trupat mbrojtëse, një nga ato njësi janë edhe ato që merren me pandemi apo ndonjë infektim në masë, ne do të thotë ishim të përgatitur.
Ne I kemi angazhuar me kërkesën e Ministrit të Infrastrukturës dhe vendim të Qeverisë është vendos që të gjitha lëvizjet e qytetarëve që kthehen në Kosovë përmes aeroportit pasi t’i kalojnë procedurat, të transportohen me mjetet e transportit që i posedon FSK’ja. Në ditën kur janë liru janë transportu në vendbanimet e tyre”, thotë ai.
Quni ka folur edhe për disa kontenjerë që janë dërguar në veri të Kosovës, derisa ka treguar se kanë ofruar ndihmë për trajtim të 70 pacientëve, e akomodim të 1 mijë e 600 personave.
“Me kërkesën e autoriteteve të policisë, zyrtarëve të doganave i kemi pajisë disa pika kryesisht në veri me kontejnerë që siguronin akomodimin e personit për t’u strehuar dhe punuar
Në të gjitha nivelet e organizimeve, edhe në kuadër të institutit. Ne ua kemi bërë me dije autoriteteve civile në momentin kur nuk mundemi me e përballu fluksin e të infektuarve, shteren kapacitetet e klinikave, brenda ambientit të FSK’së ne e kemi një klinikë ushtarake, e kemi përgatittë dhomat ordinancat repartet që në rast nevoje të trajtojmë deri në 70 pacientë, kurse për akomodim analog me qendrën e studentëve, ne kemi ofru hapsirën prej 1 mijë e 600 persona”, thotë ai në Frontal.
I njëjti ka folur edhe për prezencën në veri të vendit. Thotë se ushtarë të KFOR’it i kanë dërguar kontenjerët në pjesën veriore.
“Kam pas shumë takime me zyrtarë të lartë, ambasadorë ushtarak të KFOR’it me ekipin këshillues të NATO’s që veprojnë brenda ministrisë së Mbrojtjes dhe është pajtueshmëri e jona që kurdo që qytetarët kanë nevojë ne të ofrojmë shërbimin, ne nuk kemi pas asnjë kufizim, kemi qenë të kujdesshëm për shkak të sensitivitetit e situatës politike posqarësisht të situatës së bisedimeve Kosovë – Serbi, nuk kemi dashtë të jemi shkaktar që të etiketohemi si shkaktar të incidenteve, ne kemi kryer shërbime edhe në veri.
Ne kemi kërkuar ndihmë nga KFOR’i që transportimin e kontejnerëve ua kemi kalu atyre, e ata i kanë vendosur në pika kufitare. Ne i kemi mjekët që dijnë me i menaxhu situatat, në kuadër të institutit i kemi përfaqësuesit tonë”, ka thënë Quni.