Vidhen rrethojat e varrezave në Podujevë

Disa persona të papërgjegjshëm mbrëmë kanë bërë një veprim të ulët në fshatin Obrançe të komunës së Podujevës, shkruan IndeksOnline.
Një lexues i IndeksOnline ka treguar se në varrezat e reja të këtij fshati janë vjedhur mbrëmë rrethojat.

Sipas tij vjedhjet në këtë pjesë janë shpeshtuar dhe qytetarët po detyrohen të bëjnë roje./IndeksOnline/



