75 Mall Live Search
19:40 / E Mërkurë, 20 Maj 2020 / indeksADMonline

Ambasada e Kosovës në Romë njofton se së shpejti bëhet riatdhesimi i qytetarëve të mbetur në Itali

Ambasada e Kosovës në Itali ka njoftuar qytetarët që janë në pritje të autorizimit për fluturim Itali-Kosovë.

Ambasada e RKS në Romë dhe Konsullata e Përgjithshme në Milano kanë theksuar se tashmë kanë kryer sipas procedurave përkatëse ligjore të gjithë procesin e mbledhjes dhe dërgimit të listave/kërkesave pranë institucioneve/autoriteteve përkatëse  në Prishtinë, të cilët kanë kompetencë ekskluzive për adresimin, sipas rasteve emergjente dhe disponueshmërisë logjistike të strukturat të destinuara për karantinimin e detyrueshëm që parashikohet me ligj.

“Aktualisht, ju informojmë se jemi në pritje të autorizimit për organizimin e fluturimit Itali-Kosovë, i cili do të realizohet brenda muajit maj 2020, detajet si data, aeroporti/qyteti i nisjes dhe orari do të publikohen së shpejti në ueb faqen tonë dhe në platformat tona të rrjeteve sociale”, thuhet në njoftim, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Njoftim!

Të nderuar bashkëatdhetarë, lidhur me procesin e riatdhesimit të shtetasve tonë me banim/qëndrim në Itali drejt Kosovës, ju informojmë se Ambasada e RKS në Romë dhe Konsullata e Përgjithshme në Milano kanë kryer sipas procedurave përkatëse ligjore të gjithë procesin e mbledhjes dhe dërgimit të listave/kërkesave pranë istitucioneve/autoriteteve përkatese në Prishtinë, të cilët kanë kompetencë eskluzive për adresimin e tyre, sipas rasteve emergjente dhe disponibiliteteve logjistike të strukturave të destinuara për karantinimin e detyrueshëm që parashikohet me ligj.

Aktualisht, ju informojmë se jemi në pritje të autorizimit për organizimin e fluturimit Itali-Kosovë, i cili do të realizohet brenda muajit maj 2020, detajet si data, aeroporti/qyteti i nisjes dhe orari do të publikohen së shpejti në webfaqen tonë dhe në platformat tona të rrjeteve sociale.

Faleminderit për mirëkuptimin.