75 Mall Live Search
10:51 / E Enjte, 21 Maj 2020 / indeksADMonline

Ministri i Bujqësisë në Suharekë: Do të kompensojmë dëmet nga breshëri

Pas dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar fshatin Nëpërbisht të Komunës së Suharekës.

Me këtë rast, Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës do t’iu gjindet pranë çdo komune të prekur nga kjo fatkeqësi, transmeton IndeksOnline.

“Ne si Qeveri jemi të përkushtuar që atë që prodhon, atë që punon ta ndihmojmë, e nëse ka një fatkeqësi natyrore sikur kjo që ndodhi tash ne duhet të gjindemi pranë juve këto ditë e më pastaj do shkojmë edhe në Mamushë.

Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa tha se do të bëhet një vlerësim dhe evidentim për dëmet e bëra dhe do të kompensohet ato, brenda fuqive financiare.

“Ashtu siç tha edhe kryeministri ne e kemi themeluar një komision të përbashkët me ministrinë e Bujqësisë në komunën e Suharekës dhe në komunat që janë prekur, do të bëjmë një vlerësim dhe një evidentim të dëmeve pastaj duke shfrytëzuar buxhetin që kemi edhe për rezervat edhe buxhetin e ndarë për pandeminë, do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë brenda fuqisë financiare t’i kompnsojmë këto dëme. Mbetemi të përkushtuar që me gjithë fuqinë tonë financiare admihnistrative, ligjore t’i pëkrahim komunat e prekura.

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka theksuar se janë dakorduar të formojnë një komision të përbashkët t’iu dalin në ndihmë disa fshatrave./IndeksOnline/