75 Mall Live Search
11:36 / E Enjte, 21 Maj 2020 / indeksADMonline

Shiu vërshon oborret e shtëpive në Prizren

Tash e tri ditë që në Kosovë po mbretëron mot i ligë i shoqëruar me reshje të shiut.

Derisa në një pjesë të madhe, për dy net radhazi pati edhe shtrëngata e breshër.

Ndër komunat e prekura ishte edhe komuna e Prizrenit, shkruan IndeksOnline.

Në disa fotografi që ka dërguar një lexues i IndeksOnline shihet se oborret e shtëpive janë vërshuar nga shiu i rrëmbyeshëm.

Aty shihet se një pjesë e madhe e tokës dhe oborreve përreth janë mbuluar me një sasi të konsiderueshme të shiut./IndeksOnline/