75 Mall Live Search
12:53 / E Enjte, 21 Maj 2020 / indeksADMonline

Rrëzohet pema te Kryeministria, aty ku Edi Rama kalon me makinë

Një pemë është rrëzuar tek Kryeministria, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme.

Pema e llojit pishë me sa duket e rënduar nga lagështia dhe për shkak të vjetërsisë është thyer duke rrezikuar një gardist, i cili ka shpëtuar fatmirësisht pa lëndime.

Pema e rrëzuar është në oborrin e kryeministrisë, aty ku shefi i qeverisë kalon çdo ditë.