75 Mall Live Search
13:25 / E Enjte, 21 Maj 2020 / indeksADMonline

Nuk arriti ta mposhtë kancerin, vdes i riu nga Drenasi

Studenti i nivelit master në Fakultetin Ekonomik, Astrit Heta ndërroi jetë mbrëmë pas një sëmundje të rëndë.

I ndjeri nga Drenasi nuk arriti ta mposhtë sëmundjen e kancerit, shkruan Indeksonline

Shoku i tij, Remzi Gashani përmes një shkrimi në Facebook bëri të ditur lajmin.

“Nuk e di se nga te filloj të shkruaj për shokun e mikun tim më të mirë, nuk gjej fjalë dot. Astrit te kam dashur e me ke dashur aq shume, të kam pasur si vëlla??

Lajmi për vdekjen tuaj, ishte lajm tepër i rënd për familjen, shokët, miqtë e të gjithë ata që të njohën.

Lusim Allahun te shpërblej me xhenet?

Do te kujtojmë gjithmonë me krenari e respekt????”, ka shkruar ai. /Indeksonline/