Koulibaly e refuzon skuadrën e madhe evropiane

Kalidou Koulibaly e ka refuzuar PSG-në. Mediat franceze raportojnë se Paris Saint Germain tërhiqur nga mundësia e blerjes së mbrojtësit senegalez.
Kampionët e Francës e kanë parë Koulibalyn si zëvëndësues adekuat të Thiago Silvas, por që ylli i Napolit nuk e ka në plan të transferohet te kjo skuadër.
Arsyeja e refuzimit është se mbrojtësi dëshiron me çdo kusht kalimin te ndonjë skuadër e Premierligës.
Liverpooli po llogaritet si skuadër favorite për të nënshkruar me të./Indeksonline/