75 Mall Live Search
16:18 / E Enjte, 21 Maj 2020 / indeksADMonline

149 qytetarë udhëtuan sot për në Kosovë

Për në Kosovë, sot kanë udhëtuar 149 qytetarë, të cilëve iu është mundësuar kthimi për shkak të Covid-19.

110 prej tyre ishin duke qëndruar në Francë, 36 në Gjermani dhë 3 në Zvicër, shkruan Indeksonline.

Lajmin për kthimin e tyre e ka dhënë Ambasada e Kosovës në Paris.

Njoftimi i plotë:

Sot nga EuroAeroporti (Basel-Mulhouse-Freiburg) udhëtuan për në Kosovë 149 qytetarë, prej të cilëve 110 ishin duke qëndruar në Francë, 36 në Gjermani dhe 3 në Zvicër. Për realizimin e këtij riatdhesimi i falënderojmë të gjitha institucionet me të cilat kemi bashkëpunuar, përfshirë institucionet tona dhe ato franceze, e në veçanti kolegët tanë të shërbimit të jashtëm (në MPJ në Prishtinë, Ambasadën tonë në Gjermani si dhe atë në Zvicër), si dhe kompaninë e fluturimit. Natyrisht, një falënderim i posaçëm për anëtarët e ekipit të vet Ambasadës sonë të cilët kanë qenë të angazhuar për riatdhesim si dhe për të gjithë qytetarët tanë të cilët kanë pritur me padurim të kthehen në Kosovë dhe të cilëve iu dëshirojmë shëndet dhe çdo të mirë.