Ndryshon orari i ndeshjeve në Serie A

Serie A pritet të kthehet në aksion në muajin qershor. Ndeshjet e mbetura pritet të luhen pa tifozë dhe me disa masa të reja.
Poashtu, Serie A ka gati një orar të ri për zhvillimin e ndeshjeve të mbetura.
Ndeshjet që luheshin në orën 15:00, do të luhen në orën 16:30, shkruan Indeksonline.
Ndeshjet që luheshin nga ora 18:00, do të luhen nga ora 18:45, ndërsa një ndeshje tjetër do të luhet edhe nga ora 21:00.
Ndeshjet janë koncentruar kryesisht në orët e pasditës për shkak se fusha mund të dëmtohet nga temperaturat e larta të verës në rast se do të luheshin në orët e paraditës./Indeksonline/